“Një yll i ri i skenës”. Kështu cilësohet Dorina Garuci, këngëtarja nga Shkodra e cila po pushton skenat e Austrisë.

Edhe pse vetëm 23 vjeçe, Dorina pas suksesit të parë me mjuzikëllin “Saturdayes Nights Fever” tashmë është në një tjetër produksion sërish me rol protagonist. Këngëtarja shkodrane po korr sukses me mjuzikëllin “Jekyll and Hyde”. Premiera nisi me 29 korrik në teatrin e Baden dhe mbyllet me 2 shtator. Mjuzikëlli “Jekyll and Hyde” ka nota dramatike në të aktruar por edhe muzikën plot dinamizëm dhe rrënqethje. Këngëtarja Garuci luan rolin e Lucy-t, një ndër dy më kryesorët. Është një sfidë për të por që e ka kaluar me sukses. Pas këtij suksesi, projektet për të ardhmen janë të mëdha por Dorina nuk dëshiron t’i zbulojë ndërsa Shqipëria për të mbetet vendi më i dashur. Në qershor të këtij viti 23 vjeçarja u diplomua në degën e Musical-it me rezultatet më të larta në Konservatorin e Vjenës. Kritika në Austri shkruan me superlativa për të: “Teatri i Baden feston yllin më të ri të skeneë”, “Dorina Garuci, stuhi duartrokitjesh pas performancës së parë”, “Zëri potent dhe fuqi të pashtershme në skenë”, “Emër që duhet me patjetër të memorizohet”, janë disa prej titujve në gazetat austriake. Dorina, nuk është më një këngëtare e thjeshtë por artistja me të cilën shkodranët dhe shqiptarët mund të krenohen.

Artikulli paraprakPUKË, ASGJËSOHEN 2400 BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërSHKOLLA “PRENKË JAKOVA”, NË FUND TË MUAJIT KONKURSET E PRANIMEVE