Në vetëm pak kohë pas suksesit të madh të mjuzikëllit “Jekyll&Hyda” shkodrani Dorina Garuci do të pushtojë skenën e teatrit të Austrisë me një tjetër mjuzikëll.

Me 7 prill një tjetër ëndërr e Dorinës do të bëhet realitet duke vijuar kështu tashmë një ngjitje të shpejtë në karrierën e saj artistike. Artistja shkodrane do të ketë premierën me pjesën “Jesus Christ Superstar”. Kësaj here nuk do të jetë Baden skena ku do të zbresë Dorina por teatri Ronacher, një prej tre teatrove më të mëdha në Austri. Artistja Garuci përveçse do të ketë një prej roleve kryesore po ashtu do të jetë edhe dublante e aktores dhe këngëtares së parë të këtij mjuzikëlli e përzgjedhur kështu drejtpërdrejtë nga regjisori. Një fakt për t’u thënë është se këtë radhë Garuci nuk është zgjedhur me audicion si ndodh zakonisht në të tilla shfaqje të mëdha por është pikasur nga regjisori pa patur nevojë të konkurojë duke kaluar kështu një fazë të rëndësishme në karrierën e saj. Tashmë Dorina i është nënshtruar provave dhe me 7 prill do të jetë përpara publikut të Vienës për të korrur suksesin e radhës. Mjuzikëlli është mundësia e të shprehurit në tri disiplina apo karaktere të ndryshme të roleve çka jo vetëm shton vështirësinë por nxjerr në pah vlerat e vërteta të një artisti. Gjatë 2016-ës në Austri shkodrania u cilësua si “një yll i ri i skenës” dhe tashmë po e vërteton mësë miri këtë cilësim të kritikës në shtetin austriak. Ky është mjuzikëlli i tretë i Dorinës teksa fillimisht e nisi me “Saturdayes Nights Fever” dhe më pas me “Jekyll&Hyde” për të ardhur tashmë me premierën “Jesus Christ Superstar”. Në qershor të vitit të kaluar 24 vjeçarja u diplomua në degën e Musical-it me rezultatet më të larta në Konservatorin e Vjenës ndërsa kritika shkruan me superlative për të. Dorina Garuci ka kapërcyer kufijtë e një artisteje që vjen nga një vend i vogël duke qenë një këngëtare që po pushton skenat në Austri dhe që bën krenar çdo shqiptar me sukesesin dhe performancat e saj.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, MBLIDHET KËSHILLI BASHKIAK
Artikulli tjetër“PRANVERA FEST”, EDICIONI I PARË I KËNGËS PËR TË RINJ