Ish eurodeputetja e Parlamentit Europian Doris Pack, ka kërkuar nga shqiptarët që të çohen në këmbë dhe të ndryshojnë fatet e tyre. Ish eurodeputetja u shpreh nga Shkodra gjatë takimit me akademinë e lidershipit rinor në qendrën rinore Arka se do të ishte fatkeqësi që nipat dhe mbesat e saj të rriteshin në një vend si Shqipëria.
Doris Pack deklaroi para të rinjve në Shkodër se problemi në Shqipëri është se drejtësia është në dorë të politikës dhe kjo duhet të ndryshojë.
Ish eurodeputetja e Parlamentit Europian theksoi gjithashtu se një problem i madh në Shqipëri është edhe blerja e votës gjë të cilën qytetarët duhet që ta ndalojnë ashtu si edhe futjen në Parlament të personave me të shkuar kriminale siç ka ndodhur deri më tani.
Pas takimit në Shkodër me të rinjtë, ish eurodeputetja Doris Pack do të zhvillojë edhe disa takime të tjera të rëndësishme në Tiranë me faktor politik dhe jo vetëm.