Politikania e njohur gjermane, Doris Pack ka goditur me anë të një statusi në Twitter kryeministrin shqiptar Edi Rama, për mbrojtjen që ai bëri ndaj ish-ministrit Tahiri, i cili akuzohet nga prokuroria për 2 vepra të rënda penale, trafikimi i lëndëve narkotike dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë.

Pasi ka dëgjuar deklaratat e kryeministrit Rama ditën e djeshme, ish-eurodeputetja teksa ka përdorur ironinë ngre pyetjen: “Shqipëria shtet i së drejtës”?, si edhe shprehet se kryeministri po pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur Tahirin.

Statusi i plotë:

“Shqipëria shtet i së drejtës? – Kandidate për në BE? Kryeministri Rama po e pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij, Tahiri.”

Artikulli paraprakDHUNOI MOTRËN NË AMBIENTET E SHKOLLËS, ARRESTOHET 27 VJEÇARI
Artikulli tjetërGREQI, MEDIAT PUBLIKE DHE PRIVATE NË GREVË 48-ORËSHE