Banorët e fshatit Juban në njësinë Guri Zi u takuan me kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi i cili përmendi disa prej problemeve më të cilat përballet ajo zonë si dhe u bëri thirrje që të votojnë PSD dhe kandidatin e PS për bashkinë Shkodër Benet Beci.

Deputeti i PSD Gledis Çeliku tha se si shumë zona të tjera të Shkodrës në Juban nevojat për investime janë të mëdha.

Banorë dhe drejtues politik të Jubanit në Gurin e Zi treguan disa prej problemeve ndërsa bënë thirrje për të mbështetur PSD në zgjedhjet e 14 majit.

Banorët në Juban deklaruan se tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke i dhënë besimin PSD-së në zgjedhjet vendore.

Artikulli paraprak‘VENDORET’, KQZ LETËR SPAK, POLICISË E PROKURORISË SË PËRGJITHSHME: PARANDALONI INCIDENTET DHE KRIMET ZGJEDHORE
Artikulli tjetërAKTIVITETI “ART, ZEJE, SPORT” NË SHKOLLËN “NDRE MJEDA”