Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në lagjen nr 5 në Shkodër. Doshi tha se kjo zonë është lënë në harresë ndaj gjithë banorët duhe të votojnë PSD-në dhe kandidatin e PS Benet Beci i cili ka gati investime të rëndësishme për Shkodrën.

Kandidatët e PSD për këshillin bashkiak u shprehën se është koha për t’i sjellë një zhvillim tjetër Shkodrës.

Banorët treguan disa prej problemeve me të cilat përballen çdo ditë.

Banorët e lagjes nr 5 në Shkodër deklaruan se vota e tyre do të jetë për numrin 8-të, PSD-në për këshillin bashkiak dhe për kandidatin e PS Benet Beci.

Artikulli paraprakDOSHI NË RRETHINA: FITORJA E PSD DHE BECIT E SIGURTË
Artikulli tjetërBECI: FALEMINDERIT TË GJITHËVE, TË DIELËN TË DALIM PËR TË BËRË ZGJEDHJEN TONË