Kryetari i PSD Tom Doshi zhvilloi një sërë takimesh në bashkinë Vau Dejës, bashki në të cilën sipas tij kudo fitorja është më e sigurtë se asnjëherë. Ndalesa e parë ishte njësia Hajmel.

Kandidati i PS për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se premtimet do t’i mbajë ndërsa mori edhe mbështetjen e kryebashkiakut aktual Mark Babani.

Demokratët e Hajmelit u shprehën se vota e tyre do të jetë për PSD-në dhe Shkrelin pasi PD i ka zhgënjyer për vite me radhë në Vau Dejës.

Takimi i dytë u zhvillua në Vig Mnelë, zonë nga e cila për PSD nis fitorja tha Doshi.

Kandidati socialist për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se me mbështetjen e PSD fitorja është e sigurtë.

Edhe në Vig Mnelë demokratët tregojnë se janë mashtruar nga PD dhe se tashmë vota e tyre do jetë për PSD dhe kandidatin Shkreli.

Kosmaçi, i kthyer në një bastion për PSD-në në çdo palë zgjedhje ishte takimi përmbyllës i Doshit i cili përpara të rinjve dhe banorëve tha se PSD do të arrijë të marrë 12 këshilltarë..
Kandidati i PS për Vau Dejësin Shkreli u shpreh se dera e bashkisë pas 14 majit do jetë e hapur.

Banorët e Kosmaçit treguan se Tom Doshi është rruga e duhur për shkak të premtimeve dhe humanizmit ndaj vota e tyre do shkojë për PSD-në.

Partia Social Demokrate tashmë ka vënë baza të sigurta për të vijuar si forcë e parë politike në Vau Dejës, gjë që pritet të dëshmohet edhe në zgjedhjet e 14 majit.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË SHKODËR, SHOFERI PËRPLAS KËMBËSOREN TE VIJAT E BARDHA! DREJTUESI I MJETIT SHOQËROHET NË POLICI
Artikulli tjetërINFLACIONI NË PRILL ZBRET NË 4.6%, POR USHQIMET MBETEN TË SHTRENJTA