Kryetari i PSD Tom Doshi gjatë takimeve elektorale u ndal në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina, një zonë e cila gjithmonë ka dëshmuar me votë mbështetjen e madhe për Partinë Social Demokrate. Kreu i PSD Doshi tha se fitorja është e sigurtë në çdo njësi të bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 14 majit.
Dy deputetët e PSD për qarkun Shkodër Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi u shprehën se vota për socialdemokratët në këshillin bashkiak është votë për ndryshimin e Shkodrës.
Banorët e Bardhajve thanë se e vetmja mbështetje për zgjidhjen e problemeve të tyre është kryetari i PSD Doshi.
PSD do të marrë një votë masive nga ajo zonë deklaruan banorët e Bardhajve, për ta nxjerrë forcë të parë në zgjedhjet vendore të 14 majit.