POLICIA KA MUNDUR TË VËRË NË PRANGA DERI TANI 6 PERSONA
Pas Lazaratit, Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në hetim dhe dosjen e operacionit antikanabis në veri të Shqipërisë,
Policia ka mundur të vërë në pranga deri tani 6 persona, ku tre prej tyre janë kryepleq fshati në zonën e Dukagjinit dhe akuzohen për moskallëzim krimi, dhe 3 të rinj të dyshuar si pjesëtarë të grupit të zjarrit që qëlluan mbi helikopterin e Ministrisë së Brendshme dhe atij të Ushtrisë.Gjate ketij operacioni, nje helicopter I ministrise se brendshme beri ulje te detyruar ku pikërisht kjo vepër penale të shtëna me armë ndaj policisë kanë bërë që dosja tashmë të transferohet nga prokuroria e Shkodrës drejt krimeve të rënda për kompetencë të hetimeve.Nga Prokuroria e Shkodrës 6 të arrestuarit janë lënë me masën e sigurisë arrest me burg, teksa pritet që në muajin shtator Prokuroria e Krimeve të Rënda të plotësojë hetimet për dy nga dosjet antikanabis ajo e Lazaratit dhe Dukagjini.