Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Avokatët e Malltezit i ishin drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë për të prishur vendimin e Apelit të Posaçëm që e la atë në masën arrest shtëpie.

Në 18 qershor të këtij viti, Apelit i Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”.

Artikulli paraprakEDHE GJYKATA E LARTË REFUZON TË JETË PJESË E KOMISIONIT ANTIKORRUPSION: NUK PËRSHTATET ME FUNKSIONIN DHE MISIONIN E GJYQTARIT
Artikulli tjetërTONIN GJURAJ RIZGJIDHET NËNKRYETAR I KONFERENCËS SË REKTORËVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË