Treguesi i bursës së Nju Jorkut, Dow Jones kaloi për herë të parë shifrën 20,000, në shkëmbimet e së mërkurës.

Dow Jones është treguesi më i njohur i tregut të aksioneve. Premtimet e presidentit të ri Donald Trump për të shkurtuar rregulloret dhe për të ulur taksat mund të kenë shërbyer si inkurajim për investitorët. Bizneset shpesh ankohen se taksat dhe rregulloret e shumta ua bëjnë më të vështirë fitimet. Disa analistë thonë se politikat e zotit Trump mund të rrisin inflacionin dhe normat e interesit, të cilat mund t’i bëjnë bankat më fitimprurëse. Kjo mund të jetë arsyeja se përse firmat e mëdha financiare si Goldman Sachs dhe JPMorgan kanë arritur fitime të mëdha kohët e fundit. Sipas një raporti të ri, numri i falimentimeve ka rënë përsëri në nivelet e para krizës financiare. Gjykatat federale amerikane thonë se në vitin 2016 janë paraqitur më pak se 800 mijë raste falimentimesh, një rënie prej gati gjashtë për qind nga viti paraardhës dhe niveli më i ulët që nga viti 2006.

Artikulli paraprakKUPA E ITALISË, JUVENTUS KALON NË GJYSMËFINALE
Artikulli tjetërPROCEDOHEN 7 PERSONA NË DIBËR, FALSIFIKUAN VITIN E LINDJES PËR PENSION