Nga kjo e hënë, 1 nëntor, në vendin tonë do të nisë vaksinimi me dozën e tretë për ata persona që e kanë kryer para 6 muajsh dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Përfitues të dozës së tretë janë personat mbi 60 vjeç. Me dozën e tretë do të duhet ta marrin edhe mjekët në vijën e parë nëse kanë 6 muaj që e kanë marrë vaksinën e dytë.

Prej fillimit të Nëntorit do të ulet dhe fasha e vaksinimit në 16 vjeç. Për këtë grupmoshë sipas ekspertëve të ISHP-së rekomandohet vetëm vaksina Pfizer.

Ndërkohë që do të kenë mundësi të vaksinohen edhe fëmijët deri në 12 vjeç me probleme shëndetësore.

Mbulesën më të lartë vaksinale ndaj Covid-19 e kanë grumposha mbi 70 vjeç. Ndërsa bashkia me numrin më të lartë të të vaksinuarve është Gjirokastra me mbi 75% të popullsisë së vaksinuar.

Në të gjithë vendin janë administruar 1.9 milionë doza të vaksinës anti-Covid dhe rreth 890 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

Artikulli paraprakNDRYSHON SKEMA E BUJQËSISË, PROPOZIMI I MINISTRISË SË FINANCAVE: TË HIQET KOMPENSIMI 6% I TVSH-SË PËR FERMERËT
Artikulli tjetërBASHA HUMB BABANË, META: NGUSHËLLIME TË SINQERTA