Duket se një pjesë e qytetarëve shkodranë mbi moshën 60 vjeç janë pro aplikimit të dozës së tretë të vaksinës. Të pyetur nga Star Plus ata thonë se besojnë tek shkenca, ndërsa shtojnë se doza e tretë duhet të bëhet me detyrim për të rritur kështu imunizimin e popullatës ndaj COVID-19.

Nga kjo e hënë ka filluar aplikimi I dozës së tretë për personat mbi 60 vjec të cilët kanë të paktën 6 muaj që e kanë bërë dozën e dyte të vaksinës. Momentalisht, aplikimi I dozës së tretë tek kjo grupmoshë nuk është me detyrim.

Artikulli paraprakSHKODËR, KANCERI I GJIRIT, SENSIBILIZIM PËRMES EKSPOZITËS
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, AKSIDENT ME VDEKJE DHE DY TË PLAGOSUR