Prej dy muajsh rreth 50 familje në lagjen “Draçin” të qytetit të Shkodrës vuajnë ndërprerjen e herë pas hershme të energjisë elektrike. Agim Rekaj është njëri prej banorve të asaj zone, cili ngriti këtë shqetsim në redaksinë e Star Plus.
Ky i fundit shprehet se kjo situatë është e padurueshme pasi mbesin në errësirë të plotë kur kanë më shumë nevojë.
Ndërkohë Rekaj shprehet se shpesh-herë i është drejtuar OSHEE-së për zgjidhje të situates, megjithatë nuk ka marrë një përgjigjë të qartë.
Përveç kësaj, Rekaj shprehet se është mbifaturuar nga OSSHE me shuma të mëdha krahasuar me orenditë shtëpiake që ka në punë. Heqja e ndihmës ekonomike dhe papunësia janë vështirësitë që mezi e lejojnë të paguajë taksat dhe të mbajë familjen.