Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në Shqipëri të krijojnë një klimë besimi.

“Theksohet nevoja për përmirësim të klimës të funksionimit të shoqërisë civile dhe nxit autoritetet të garantojnë konsultim të duhur dhe gjithëpërfshirës dhe të rrisë qëndrueshmërimë financiare të sektorit jo qeveritar”.

Në të theksohet se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të jenë thelbësore.

“Me rëndësi mbetet zbatimi i masave të reformës zgjedhore”,- theksohet në draft raport.

Drafti do t’i nënshtrohet debatit në Komisioinin e Jashtëm dhe në mars 2021 parashikohet të votohet në plenare.

Artikulli paraprakKULLAJ, RRUGA E AMORTIZUAR PREJ 30 VITESH
Artikulli tjetërDËNIMI ME BURG PËR MEMET, REAGON RAMA: NUK KA SHANS TË NDALOHEN ME LIGJ!