omisioni i Venecias ka përmbledhur në një dokumetn prej 20 faqesh, draftin final me rekomandimet për reformën në drejtësi në Shqipëri.
Për çështjen më të nxehtë të debatit politik, emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ekspertët, rekomandojnë zgjedhjen me 84 vota të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhen nga Parlamenti, por në rast mungese të konsensusit për këtë zgjidhje, ekspertët e Venecias sugjerojnë një mekanizëm që garanton ndikimin e opozitës në proces, duke e detyruar kështu në çdo rast politikën, të gjejë udhën e konsensusit. ” Nëse palët politike të përfshira në proces nuk bien dakord me një shumicë të cilësuar për zgjedhjet në KLGJ, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe Kolegjin e Posaçëm të Kualifikimit në GJL, atëherë duhet të zgjidhet një sistem proporcional që garanton që opozita të ketë përfaqësim në këto organe kolektive, apo çdo model tjetër të përshtatshëm që garanton që opozita të ketë ndikim në procesin e përzgjedhjes”, thuhet ne rekomandimet e Venecias. Sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, ekspertët sugjerojnë përveç numrit të votave të gjenden mekanizma të tjera për përbërjen e pavarur të këshillit, bazuar ne meritë dhe në procesin transparent të zgjedhjes së tyre. “Dëshira e opozitës për shumicë me 2/3 është e kuptueshme pasi kjo mund të detyrojë mazhorancën për kompromis. Megjithatë, Komisioni i Venecias thekson se në opinionin e saj paraprak nuk rekomandoi shumicën 2/3. Të dy shumicat e kualifikuara janë të ligjshme dhe metoda aktuale e propozuar nga drafti i amendamenteve të rishikuara është në parim një zgjidhje e pranueshm. Në fakt edhe kërkesa e shumicës me 2/3 e votave për të cilën këmbëngul opozita, mund të jetë e paefektshme për të arritur qëllimin, siç tregohet nga shembulli i Hungarisë” Ekpsertët e Komisionit të Venecias rekomandojnë gjithashtu të mos ndërpritet mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ndryshe nga sa kishin parashikuar ekspertët e nivelit të lartë në draftin e tyre. Ekspertet nënvizojnë gjithashtu se drafti i reformës në drejtesi duhet të parashikojë mënyrën e emërimit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe mekanizimin e llogaridhënies për të. “Është e rëndësishme që të gjenddet një metodë emërimi që përjashton sa më shumë të jetë e mundur ndërhyrjen politike. Mbetet e paqartë, varësia e kësaj strukture”, thuhet në raport. Ekseprtët e Venecias thonë se duhet sqaruar më tej roli i Njësisë Antikorrupsion në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Po ashtu, Gjyqtarët dhe Prokurorët që i nënshtrohen procesit të verifikimit duhet të gëzojnë të drejtën e ankimit në Gjykatën Kushtetuese përsa i përket shkeljes së të drejtave themelore. Sa i përket pranisë së ministrit të Drejtësisë në një seri institucionesh, ekspertët kërkojnë sqarime të mëtejshme për rolin e ministrit të Drejtësisë në raport me Inspektorin e Përgjithshëm, si edhe rolin e tij në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Ekpsertët nënvizojnë se duhet të sqarohet se kush do të inciojnë inpektimet dhe procedimet për gjyqtarët dhe prokurorët. Ekspertët e Vencias rekomandojnë që mandati i organeve të verifikimit duhet të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme dhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm duhet të vijojnë detyrën si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, si edhe të qartësohen Kompetencat e vëshguesve ndërkombëtarë. Komisioni i Venecias Këshillon se i duhet mjaft vëmendje përgjimeve. Sipas tyre garancitë proceduriale duhe të jenë të rrepta që të garantojnë privatësinë. Nuk duhet të ketë përgjime permanente dhe jo kartabiang për të dhunuar privatësinë, thuhet në rekomandime. Në fund, Komisioni i Venecias thekson se reforma e gjyqësorit nuk mund të ndalet në nivel kushtetues por duhet hartuar një paketë e tërë e zbatimit të ligjeve, për të cilin politika do të ketë sërish mbështejen e Venecias