Ky është kanali i ujrave të zeza që kalon pranë shtëpisë të më shumë se 250 familjeve të fshatit Dragoç të njësisë administrative Postribë. Papastërtia që krijohet e bën shumë të vështirë kalimin por edhe qëndrimin në atë zonë. Banorët shprehen se ka pasur edhe raste të rënda të pickimit të banorëve nga mushkonjat që grumbullohen për shkak të papastërtisë që krijohet aty.
Pavarësisht se rruga gjithashtu është e amortizuar për banorët kryesore është zgjidhja e problemit të kanalit.
Prej më shumë se 30 vitesh kanali ndodhet në këtë gjendje dhe askush nuk ka bërë diçka për zgjidhjen e këtij problemi pavarësisht se banorët paguajnë rregullisht detyrimet që kanë si qytetarë.