Sipas uebsajtit islamik “Izaha.com”, Drake thuhet se kohët e fundit ka marrë kërcënime nga grupi terrorist ISIS, pasi ai dyshohet se gjatë koncertit të tij të fundit në Londër, “Hotline Bling”, i ka thënë katër vajzave myslimane për të hequr shamitë e tyre, pasi duken më të bukura pa to.
“Unë jam i vetëdijshëm se çfarë është një hixhab dhe unë kurrë nuk do ta bëja një koment fyes të tillë në jetën time ndaj dikujt që ka veshur një të tillë. Jam krenar që miqtë e mi më të afërt dhe fansat e mia vijnë nga fe dhe rraca të ndryshme”, ka shprehur këngëtari gjatë një postimi në rrjetine tij Instagram.