11 aktore mes të cilëve dhe emra të medhenj të skenës shqiptare si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita dhe Olta Daku u bënë bashkë në një shfaqje teatrale në Lezhë.Drama “7 minuta” e cila trajton dinjitetin dhe të drejtat e punëtoreve, u vu në skenen e pallatit të kultures “Ded Ndue Lazri”, duke tërhequr vemendjen e publikut i cili kishte mbushur sallen si asnjëherë më parë.
Aktoret e kësaj drame thonë se kjo përformance në Lezhë ishte një emocion i veçante, pasi nuk e kishin pritur që publiku do ti priste kaq ngrohte.
Në të njejten linjë ishte dhe regjisorja e kësaj drame Driada Dervishi, sipas të cilës kjo shfaqje i përmbushi më maksimum pritshmeritë e tyre.
Drama “7 minuta” zgjati rreth 2 orë, ndërsa në ditet në vazhdim do të udhëtoje edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.