Drama e largimit nga vendi kthehet në një tragjedi të vërtetë për 23 vjeçareN shqiptare e cila kërkonte azil në Gjermani.Vajza me emrin Ela Haziraj udhëtoi së bashku me të fejuarin e saj drejt një jete më të mirë me shpresën se kjo do të realizohej por në fakt nuk ndodhi kështu.Atë e shtypi treni pak pasi mori refuzimin e qëndrimit në Gjermani. Ngjarja, sipas mediave gjermane, ndodhi në orën 16.00 të së mërkurës në Frankfurt.
Vajza jetonte në kampin e pritjes për refugjatët në Neustadt prej tre muajsh. 23 vjeçarja jetonte së bashku me një shoqe në kampin e azilkërkuesëve dhe gjatë kohës që ata po prisnin trenin në stacionin e zonës treni i mallrave që ishte duke kaluar, ka përfshirë disa udhëtarë që prisnin në afërsi të stacionit, duke i dëmtuar rëndë. Për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme 23 vjeçarja Ela Haziraj dhe u plagos rëndë i fejuari i saj. Autoritetet thanë se trupi i të ndjerës u dërgua në morgun e spitalit lokal. “Nga hetimet tona rezulton se kemi të bëjmë me një aksident hekurudhor”, tha një zyrtar local.