Një krahasim i Bankës Botërore për vendet e Rajonit ECA (përfshin 19 vende në zhvillim që nga Azia Qendrore, Europa Qendrore dhe Kaukazi në Ballkan, ku përfshihet edhe Shqipëria) tregoi se vendet që kanë një përqindje të vogël të popullsisë me arsim të lartë kanë edhe emigrimin të lartë të trurit.

Sipas grafikut të mëposhtëm Shqipëria ka rreth 13% të popullsisë me arsim të lartë në një kohë që 45 për qind e tyre kanë emigruar.Ndërsa më shumë se një e treta e personave me arsim të lartë emigrojnë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani dhe Moldavia dhe më shumë se një e katërta në Armeni, Bullgari, Kroaci, Republikën e Kirgistanit, dhe Maqedonia e Veriut emigrojnë.

Vendet me më pak të diplomuar në arsimin e lartë kanë normat më të larta të emigrimit mes tyre. Një pjesë gjithashtu e madhe e të diplomuarve me arsim të mesëm emigrojnë për të ndjekur studimet e larta jashtë vendit.

Nga 151,274 individë të moshës 20-24 vjeç që migruan në Bashkimi Europian nga vendet e ECA në 2022, rreth 25,967 (17.2 për qind) e bënë këtë për tu arsimuar.

Banka Botërore thekson se disa ka faktorë që mbështesin emigrimin e punëtorëve me kualifikim të lartë. Faktorët “tërheqës” përfshijnë afërsinë e vendeve me Bashkimin Europian, ku kërkesa për fuqi punëtore të kualifikuar është e fortë.

Ndërsa faktorët “shtytës” përfshijnë mundësi të kufizuara pune për disa profesione të specializuara në vendet e origjinës. Banka Botërore sugjeron se vendet e origjinës duhet të përpiqen të zvogëlojnë fuqinë e faktorëve shtytës.

Psh rritja e konkurrencës së pagave dhe produktivitetit në profesionet e rrezikuara me aftësi të larta mund ndihmojnë në dobësimin e stimujve për të emigruar. Vendet e vogla si Shqipëria mund të përqendrohen në zhvillimin e sektorëve të veçantë, si kujdesi personal dhe ai shëndetësor dhe shërbime për turistët, të cilat mund të ndikojnë në frenimin e të arsimuarve.

Bota e zhvilluar tani ka plot shembuj se si duhet të zhvillohet sistemi i edukimit me ekonominë. Psh Sistemet arsimore në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e zhvilluara europiane kanë adoptuar qasje të ndryshme për integrimin kërkimin, edukimin dhe identifikimin e talenteve.

Historikisht, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë investuar në qendrat kërkimore brenda në universitet, të cilat kanë zhvilluar mekanizma të fuqishëm për identifikimin dhe edukimin e talenteve, shpesh përmes proceseve konkurruese të pranimeve dhe programe të specializuara duke ofruar edhe bursa.

Universitetet në këto vende kanë lidhje të forta me industrinë, të cilat ofrojnë mundësi identifikimi dhe zhvillimi të talenteve përmes praktikave, programeve të edukimit bashkëpunues dhe kërkimit të sponsorizuar nga industria të projekteve.

Sistemi gjerman zhvilloi një strukturë të dyfishtë në të cilën universitetet fokusohen në mësimdhënie dhe kërkimin në zhvillimet industriale. Ky model nga disa vende evropiane dhe në ato postkomuniste identifikoi talentin përmes performancës në sisteme rigoroze të arsimit të mesëm duke identifikuar në një fazë të hershme talentet./Monitor/

Grafiku

Artikulli paraprakDASH REAGON PAS ARRESTIMIT TË METËS: SHBA MBËSHTET PËRPJEKJET E SPAK-UT KUNDËR KORRUPSIONIT TË NIVELIT TË LARTË
Artikulli tjetërMETA SHPËRTHEN NË AKUZA NDAJ ALTIN DUMANIT, OFENDON KREUN E SPAK NË SALLË, SHTYHET GJYQI