“Gjaku I martirëve” është drama e vënë në skenën e teatrit “Migjeni” mbrëmjen e së premtes. Kjo dramë prek një realitet të hidhur të popullit shqiptar gjatë diktaturës komuniste ndërsa në fokus është martrizimi, sidomos I klerit katolik ndërsa u vranë dhe pushkatuan 38 martirë. Drama u vu në skenë nga një kast I shquar aktorësh, me në krye Mjeshtrin e Madh dhe Nderin e Kombit, Bujar Asqeriu, I cili I prekur nga interpretimi tregon emocionet që I përcolli drama në qytetin e Shkodrës.

Ai tregon edhe mesazhin që drama përcjellë, pikërisht nga Shkodra.Drama përkujton dhe nderon martirët e kombit, ku jo vetëm kleri katolik, por të gjithë ata njerëz, të cilët janë torturuar, burgosur e vrarë pa faj dhe padrejtësisht gjatë diktaturës, duhen konsideruar martirë.

Këta martirë, me në qendër mësuesit shpirtërore të popullit, ngrejnë themelin e vlerave më të larta morale, shpirtërore e njerëzore, si një pasuri e madhe kombëtare, për të cilën duhet të jemi të ndërgjegjshëm, dhe që duhet përcjellë për gjeneratat që do të vijnë.

 

Artikulli paraprakAZGAN HAKLAJ PREZANTON DY LIBRA NË SHKODËR
Artikulli tjetërKASTRIOT KOLA, 50 VITE JETË MES POLICISË DHE MUZIKËS