Festivali i teatrit për të rinj, në natën e dytë ka vijuar me një shfaqje të shkollës së mesme “Adem Haxhija” të Postribës. Nxënësit me regjinë e Nikolin Ferketës sollën dramën “Pjata prej druri” e autorit Edmund Morris e cila flet për mungesën e kujdesit të të rinjve ndaj të moshuarve.
Nxënësit e shkollës së mesme “Adem Haxhija” që provuan skenën e teatrit “Migjeni” tregojnë se emocionet janë të mëdha.
Në netët në vazhdim, festivali i teatrit për të rinj do të vijojë me shfaqjet e shkollave të tjera dhe në fund juria do vendos edhe për shkollën fituese.