Shoqata e ish-të përnjekurve politik të Shkodrës, shpreh rezerva për partinë demokratike në qendër dhe atë të Shkodrës duke deklaruar se ajo është shkaktare kryesore e krizës politike në vend.
Deklarata erdhi nga vetë kreu i kësaj shoqate në Shkodër Zenel Drangu i cili akuzon liderin demokrat Lulzim Basha se ia dhuroi me dorën e vet Edi Ramës në tavolinë të gjitha bashkitë, sikurse një gjë të tillë do ta bëjë edhe me Shkodrën.
Drangu flet edhe për kestet e demshpërblimeve sipas të cilit partia demokratike ka patur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim por nuk bëri aq sa duhet për këtë shtresë deklaron Drangu
Në gjithë këto vite procesi për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik duhej që të kishte kryer më parë, shqetësim të cilin e kanë shprehur edhe vetë ish të përndjekurit disa herë.