Kryetari I shoqatës së ish- të përndjekurve politikë në Shkodër, Zenel drangu ka deklaruar se buxheti prej 10 milionë dollarë për dëmshpërblimin e familjarëve të të pushkatuarve dhe ish të burgosurve politik është I pamjaftueshëm. Drangu kërkon që ministria e financave të rrisë buxhetin deri në 15 milionë dollarë.
Kryetari Drangu kërkon që të bëhen ndryshime sa I takon familjarëve që përfitojnë dëmshpërblimet, pasi është e pamundur që të gjithë të plotësojnë dokumentacionin në të njëjten kohë.
Prej një viti ka nisur shpërndarja e këstit të katërt nga ministria e financave, por për shkak të burokracive, familjarët e të pushkatuarve dhe ish- të burgosurve nuk po arrijnë të marrin dëmshpërblimet.