Partia demokratike na përdori dhe vazhdon që të na përdorë politikisht për qëllime të caktuara të saj dhe për këtë jemi shumë të indinjuar.
Këtë opozita e tregoi edhe një ditë më parë kur braktisi parlamentin për të mos miratuar ligjin për statusin e minatorit, ku rreth 100 persona të kësaj kategorie kanë punuar në miniera.
Deklarata u bë nga kreu i ish- të përndjekurve politik në Shkodër Zenel Drangu
Drangu gjatë kësaj të Premte teksa shpërtheu ndaj partisë demokratike, sqaroi se qeveria ka miratuar dëmshpërblimin financiar për ish -të dënuarit politik ku nga shkodra janë 10 përfitues.
Në vendimin e kryeministrisë thuhet se masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të bëhet me këste dhe shuma e llogaritur do të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë.