Ministria e financave hap procedura të reja për të përndjekurit por shoqata në Shkodër është e pakënaqur për dëmshpërblimet që nuk janë dhënë sa duhet vitin e kaluar dhe s’po jepen as këtë vit.

Kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve Zenel Drangu shprehet i irrituar duke qenë se datat nuk respektohen dhe se vendimet e qeverisë nuk zbatohen. Fondi prej 5 milion dollar për vitin e kaluar për ish të përndjekurit nuk është shpenzuar ndërsa edhe këtë vit familjarët dhe të gjallët nuk po përfitojnë siç duhet. Qeveria ka premtuar se shumë shpejt do të mbyllte procesin e dëmshpërblimeve për ish të përndjekurit politik por as premtimi i kësaj qeverie nuk po mbahet.

Artikulli paraprakBAYERN SHKON NË GJYSMËFINALEN E KUPËS SË GJERMANISË
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, GJYLI: NË FOKUS VELIPOJA, SHIROKA DHE ZOGAJ