19 shqiptarë janë gjetur nga autoritetet holandeze të fshehur brenda një kamioni në Hoek të Hollandës. Sipas mediave holandeze në kamion ishin 17 burra dhe dy gra, ndërkohë që destinacion të fundit kishin Londrën.
Ata ishin përgatitur që duke u fshehur në kamion me anë të tragetit të kalonin në Angli por plani i tyre ka dështuar pasi janë zbuluar nga policia.
Shoferi i kamionit ishte një 47-vjeçar nga Rumania dhe është arrestuar deri në sqarimin e rrethanave se si shqiptarët hipën në kamionin që ai drejtonte.
Të gjithë 19 personat e gjetur në kamion ishin fshehur në zonën e rimorkios së kamionit. Ato variojnë në nga mosha 19 deri në 43 vjeç.
Ndërkohë që autoritete holandeze kanë gjetur edhe 4 persona të tjerë më herët në Europoort që vinin nga Libani. Për të 23 këta persona kanë nisur pocedurat e rikthimit.