Vazhdon suksesi i filmit shqiptar aksion “Drejt fundit”.

Nje film i realizuar kryesisht me aktor te rinj por edhe figura te njohura shqiptare si: Mehdi Malka,Silvana Brace, Festim Tomori,Arela Male,Ardian Ramushi etj qe jane ne role kryesore. Nje film qe mban emrin e aktorit dhe regjisorit Drilon Hoxha, ku mesa duket ky eshte vetem fillimi i nje rruge te suksesshme jo vetem per Drilonin por edhe per aktoret e rinj pjesmarres. Ky film u prit me mjaft kuriozitet nga publiku shqiptar, ku per nje periudhe 2 vjecar jane realizuar xhirimet duke terhequr shume edhe vemendjeve e mediave te ndryshme. Në këto xhirime dhanë kontributin e tyre profesional e artistik, drejtori i Fotografisë Miklovan Papaj si dhe operatorët Marviks Shantoja e Blerim Kruja, që më punen e tyre bënë të gjalla të gjitha skenat e këtij filmi. Pas premieres ne qyetet si Tirana dhe Shkodra tashme ky film shfaqet edhe ne qytetin e Elbasanit ne daten 6 Maj ne oren 19:00 ne teatrim “Skampa”. Por duket se filmi “Drejt fundit” nuk do te jete filmi i vetem i realizuar nga Driloni dhe kasti i aktoreve pjesmarres, pasi mendohet se shume shpejt do nisin xhirimet per projektin e rradhes. Nuk dihet nese do te jete nje film i zhanrit aksion apo jo, por ama duket se tashme suksesi i filmit dhe i  aktoreve eshte i garantuar duke sjelle prane publikut artdashes realizime te nje niveli dhe cilesie ndryshe nga cfare jemi mesuar te shohim deri me tani.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“UNË MBROJ FËMIJËT”
Artikulli tjetërADEMI: GATI PËR NDËRLIDHJEN E ARSIMIT PROFESIONAL ME BIZNESIN