Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e argjinaturës që mbron kryesisht fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Gur I Zi. Administratori Ismet Haxhija tregon se punimet po kryhen brenda afatit të përcaktuar nga kompania kontraktuese.

Administratori Haxhija tregon se po mendohet të investohet edhe në një pjesë të lumit Kir pasi depozitimi I inerteve ka ndryshuar rrjedhën e lumit, gjë që rrit rrezikun për përmbytje.

Vitet e kaluara, banorët në këtë zonë janë përballur me probleme të shumta si shkak I erozionit dhe prurjeve të shumta të lumit Drin gjatë stinës së reshjeve. Me ndërtimin e kësaj argjinature pritet të marrë zgjidhje edhe një nga problemet kryesore gjatë dimrit.

Artikulli paraprakFRUTHI, RASTI I PARË NË SHKODËR NJË 4 VJEÇAR
Artikulli tjetërSHKARKIMET NGA PUNA, REAGOJNË KËSHILLTARËT E BF