Brenda muajit shtator mbyllet faza e punimeve restauruese në kantierin e xhamisë së Plumbit në Shkodër. Drejtorja rajonale e Trashëgimisë Kulturore Besara Podgorica tregon se aktualisht po përfundojnë punimet edhe për restaurimin e minares dhe veshjes me plumb të kupolave të xhamisë.
Ndërkohë, sa I takon punimeve në pjesën e brendshme të xhamisë, ka përfunduar sovatimi ndërsa është zbatuar metoda e përforcimit me karbon të mureve.
Nesë moti vijon të jetë I qëndrueshëm, deri në fund të vitit pritet të përfudojnë edhe puna për rikualifikimin e sheshit të xhamisë se Plumbit.