Kriza në Ukrainë po intensifikohet, ndaj edhe përpjekjet diplomatike për zgjidhje intensifikohen. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin folën në telefon për 1 orë e 40 minuta të shtunën në vazhdim të diskutimeve të mbajtura më 7 shkurt. Sipas Presidencës franceze të dy presidentët diskutuan rrugë të ndryshme për të vazhduar zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut dhe vazhduan diskutimin e tyre mbi kushtet për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.
Më 7 shkurt, të dy udhëheqësit u takuan për më shumë se 5 orë. Pas këtij takimi, Macron tha se ai dhe Putin ishin në gjendje të gjenin “pika konvergjence” mbi krizën dhe se “u takon neve të biem dakord, së bashku, për masa konkrete dhe specifike për të stabilizuar situatën dhe për të de-përshkallëzuar tensionet.
“Një numër propozimesh dhe idesh të tij, për të cilat është shumë herët për të folur, i konsideroj mjaft të mundshme për të hedhur një themel për hapat tanë të mëtejshëm”, tha Putin për takimin.