Kombëtarja shqiptare nisi dje përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. Një seancë e lehtë stërvitore, pasi grupi i plotë do të jetë ditën e sotme. Stërvitja do të vijojë edhe nesër në Tiranë, ndërkohë paraditen e ditës së enjte, ekipi do të udhëtojë drejt Pragës me avion çarter.

Pas mbërritjes dhe akomodimit në hotelin ku do të qëndrohet, skuadra do të kryejë seancën e fundit zyrtare në stadiumin “Epet Arena”, i njëjti impiant ku u luajt edhe ndeshja me Ukrainën.

Takimi do të nisë, ditën e premte në orën 20:45, ndërkaq prej ditësh ka nisur shitja e biletave për këtë transfertë.

Artikulli paraprakMUZHAQI: MBI 1300 TË RINJ KANË PËRFITUAR NGA PROGRAMI I PRAKTIKËS SË PUNËS
Artikulli tjetërMOTI PRISHET PËRSËRI, LAJMËROHEN RESHJE NË SHKODËR DHE LEZHË!