Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e argjinaturës në hyrje të fshatit Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina. Ky investim është bërë me kërkesë të bashkisë Shkodër ndaj Drejtorisë Rajonal të bordit të Kullimit për minimizimin e rrezikut të përmbytjeve tregon Administratori Gerald Hasaj.
Ndërkohë, Preka Zefi, përfaqësues I kompanisë kontraktuese tregon se punimet janë kryer në fazën 70%.
Ky investim ka qenë tepër I nevojshëm për mbrojtjen e fshatit Bardhaj nga prurjet e lumit Kir, po ashtu edhe të urës së Bardhajve e cila u rrezikoi edhe më tepër dëmtimin nga përmbytjet e fundit.