Ka përfunduar faza e parë e punimeve për ndërtimin e strehëzës për qentë e rrugës në të cilën do të akomodohen më shumë se 120 kafshë endacake. Punimet kanë filluar në muajin shtator ndërsa për vijueshmërinë e këtij projekti bashkia Shkodër ka planifikuar tre fishim të buxhetit, bëri të ditur drejtori I bujqësisë në këtë bashki Alban Sekja.
Drejtori Sekja ngriti shqetësimin për qentë që sillen në Shkodër nga persona të papërgjegjshëm nga bashkitë e tjera, ndërsa kërkoi që institucionet të marrin masa për ndalimin e këtij fenomeni.
Paralel me ndërtimin e strehëzës për qentë e rrugës, bashkia Shkodër vijon edhe sterilizimin dhe vendosjen e çipave tek qentë endacakë. Punimet për ndërtimin e strehëzës së parë të qenve në vend, pritet të përfundojnë brenda muajit