Është drejt përfundimit rehabilitimi i qendrës së fshatit Shtoj i Ri në Njësinë Administrative Rrethina të Bashkisë Shkodër.

Ishte një projekt i përcaktuar nga Bashkia e Shkodrës në një diskutim vendimmarrje me vetë banorët. Me këtë projekt, është krijuar një model në Bashkinë e Shkodrës, për rehabilitimin e qendrave të fshatrave në njësitë administrative.

Përfundimi i këtij investimi publik nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës me vlerë 11 milion lekë, mundëson përfitimin e shumë shërbimeve të reja për banorët dhe përmirësimin e ndjeshëm të atyre ekzistuese.

Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA HUMB NDAJ ERZENIT 0-3
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA, PARTNER KYÇ PËR BE”, BORREL MESAZH UDHËHEQËSVE DHE PARTIVE: TË GJITHË TË BËJNË TË PAMUNDURËN QË LISTAT E KANDIDATËVE TË KENË NJERËZ ME INTEGRITET