Punimet për rikonstruksionin e rrugës nga Varrezat e Dëshmorëve deri ne Bardhaj, po shkojnë drejt përfundimit. Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi shprehet e kenaqur që eshte permbushur nje premtim por edhe prioritet të banorëve të Rrethinave dhe Gurit të Zi.
Me një gjatësi rreth 2 kilometër, kjo rrugë ka qenë ndër prioritetet e vendosura nga banorët për buxhetin e vitit 2021. Fondi 9.3 milion lekë, i akorduar nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, ka mundësuar shtresën asfaltike dhe veprat e e kullimit të rrugës.