Ka perfunduar faza e dyte e nderhyrjes per rikonstruksionin e rruges “Ymer Prizreni” ne lagjen numer 4 te qytetit te Shkodres.Faza e dytë e ndërhyrjes, parashikuar në buxhetin e këtij viti me vlerë 3.6 milion lekë, ka bërë të mundur punimet për KUZ dhe KUB, rrjetin e ujësjellësit, sistemimin e sheshit dhe gjelbërimin, trotuaret ndriçimin LED, shtresat asfaltike, sinjalistën horizontale dhe vertikale.
Investimi është realizuar me të ardhurat e Bashkisë Shkodër përmes kontributeve të qytetarëve, të cilët meritojnë falenderimet edhe për bashkëpunimin dhe sugjerimet gjatë dy fazave të ndërhyrjes në rrugën “Ymer Prizreni” në lagjen nr. 4 të qytetit.