Në kulmin e debatit për shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga transformimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
“Ja dhe pak… dhe një tjetër xhevahir i nxjerrë në dritë falë vizionit e pasionit tonë të paepur për ndryshimin, do të jetë në dispozicion të publikut, Teatri i Ri Kombëtar i Operas dhe Baletit” shkruan Rama.
Rikonstruksioni i godinës së TKOB erdhi pas më shumë se 60 vitesh nga ndërtimi i saj.
Projekti, që kap shifrën e 1 milard lekëve, synon t’i rikthejë dinjitetin artit dhe artistëve që kanë performuar e do të vijojnë të performojnë në këtë skenë.