Rikonstruksioni i plotë i bllokut të banimit në rrugën “Qemal Draçini” është drejt përfundimit të plotë. Pas punimeve në infrastrukturën nëntokësore, po vijohet me shtresat asfaltike, për të vijuar me ndriçimin, hapësirat e gjelbra, sinjalistikën vertikale dhe atë horizontale.
Ndërhyrja është bërë e mundur falë investimit 250 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.
Rikonstruksioni i këtij blloku banimi, përfshin 4 mijë metër katror hapësirë, nga të cilat 700 metër katror janë hapësira të gjelbra, ndërsa do të krijohen hapësira edhe për parkime të mjeteve motorike të banorëve.