Gjykata e shkallës së parë në Shkodër po zbaton projektin “Drejtësi pa Vonesa” që synon eleminimin e shtyerjes së shumë seancave gjyqësore.
Ky projekt mbështetet nga USAID dhe OSBE. Disa prej shkaqeve kryesore për shtyerjen e gjyqeve në bazë të një monitorimi janë avokatët dhe mungesa e prokurorëve e vetë gjyqtarëve. Gjyqtarja Arta Llazari mohoi se janë gjyqtarët shkaktarët e vonesave në gjyqe. “Drejtësi pa vonesa” është projekti që ka nisur të zbatojë gjykata e shkallës së parë në Shkodër me mbështetjen e USAID dhe OSBE. Kryetari i gjykatës Arben Zefi në një tryeze në hotel “Colosseo” tregoi arsyet pse shtyhen gjyqet duke krijuar vonesa… Gjyqtarja Arta Llazari nuk pranoi se gjyqtarët janë shkaktarët kryesor në shtyerjen e seancave gjyqësore ndërsa kryetari Zefi tregoi edhe objektivat… Një efiçencë më të madhe kanë kërkuar përfaqësueset e USAID dhe OSBE ndërsa një problem mbetet njoftimi i qytetarëve për shkak të problemeve me sistemin e adresave.