Mosveprimi i prokurorisë së Lezhës ndaj falsifikimit te firmave për ndërtimin e HEC-ve në Mirditë dhe Diber, ngriti në protestë një përfaqësi të banoreve që preken nga këto projekte.Me pankarta në duar ku kërkonin drejtësi, ata u mblodhen këtë të martë para prokurorisë së Lezhës.
Sipas banoreve të Zall-Gjoçajve, Thirrës, Madheshit dhe Dibrës është provuar falsifikimi i dokumentave për lejet e këtyre HECE-ve, por organi i akuzës po i mban dosjet në sirtar prej 3 vitesh, duke mos i marrë të pandehur përgjegjesit e kësaj vepre penale.
Ndërtimi i HEC-eve po dëmton rëndë mjedisin dhe po shkatërron fshatrat, duke sjellë shpopullimin e tyre thonë banoret.
Ndërkohë burime nga Prokuroria e Lezhës, bëjnë me dije se për të gjithë kallëzimet penale e bëra nga banoret që preken nga ndërtimi i HEC-ve janë kryer të gjitha veprimet ligjore dhe vijojnë hetimet, në lidhje me këto çështje.