Fadil Hasa, daja I të ndjerit Kleotos Çeliku, kërkon drejtësi për nipin e tij I cili humbi jetën 7 vite më parë aksidentalisht teksa punonte për ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime në Shkodër. Sipas Fadil Hasës, institucionet përgjegjëse ende nuk kanë vënë drejtësi për nipin e tij, pasi po mundohen me çdo rast të fitojnë seancat gjyqësore kundër pretendimeve të familjes.

Ndërkohë, ai propozon që rruga pranë shtëpisë së të ndjerit Kleotos Çeliku të marrë emrin e tij.

Prej 7 vitesh, familjarët e ish- punonjësit të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime Shkodër enden në dyert e gjykatave për të kërkuar drejtësi për Kleotos Çelikun, por pavarëisht të gjitha përpjekjeve, bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tij kanë arritur të përfitojnë vetëm një pension modest nga vjetërsia e punës e ish- punonjësit që 7 vite më parë humbi jetën në punë

Artikulli paraprakBISEDA E HAPUR “TEKSTI SI ARKIV”
Artikulli tjetërKONFERENCË SHKENCORE PËR DIASPORËN ARBËRESHE