Njerëzit sistemit aktual të drejtësisë favorizohen me ligj për t’u bërë pjesë e organeve të drejtësisë së re.Zyrtarisht jane 50 kandidate potenciale qe mund te behen pjese Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Nëse nuk japin dorëheqjen për të evituar Vetingun, zyrtarisht janë 50 kandidatë potencialë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.Gjyqtarët në detyrë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda bëhen automatikisht pjesë e Gjykatave Speciale, me kushtin që të heqin dorë nga privatësia dhe të kalojnë me sukses procesin e Vetingut, pra skanerin e trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.