I pranishëm në qytetin e Shkodrës për festën kombëtare të Austrisë, ambasadori austriak në Shqipëri Johan Sattler, ka analizuar shkurtimisht disa prej temave më të nxehta aktuale të politikës në Shqipëri.

Sattler foli për zbatimin e reformës në drejtetësi, çështjen e sipërfaqeve të mbjella me kanabis, po ashtu edhe afatin për çeljen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai tha se zbatimi i rëfomës në drejtësi është po aq i rëndësishëm sa miratimi i saj me 21 korrik. Gjithashtu shtoi se Austria është një mbëeshtetëse e fortë e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së dhe se me interes mbetet lufta e vendit tonë kundër drogës dhe krimit të organizuar. Më herët, në një aktivitet të zhvilluar disa ditë më parë në Shkodër, ambasadori Sattler ka deklaruar se negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian pret që të hapen në dhjetor.

Artikulli paraprakPAGAT E MËSUESVE, KONFEDERATA SINDIKALE AKUZON MINISTRINË
Artikulli tjetërFSHF E VENDOS, TIRANA-VLLAZNIA TË DIELËN NË LAÇ