GJOSHA: DUHET TË MBLIDHET SA MË PARË KËSHILLI KOMBËTAR I INTEGRIMIT. Reforma në drejtësi është çelësi i artë për të çelur negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE.
Në një konferencë për mediat mbi objektivat e Ministrisë së Integrimit për 2015 ministrja Klajda Gjosha tha se procesi i hapjes së negociatave po ecën në rrugën e duhur, ndërsa nënvizoi se reforma në drejtësi mbetet prioritet kyç për hapjen e negociatave. Gjosha gjithashtu u shpreh se dosjet e personave të përfshirë në krim dhe korrupsion janë dorëzuar tashmë nga qeveria dhe i takon organeve të drejtësisë të marrin vendim. Ministrja e Integrimit lajmëroi se ne fund të shkurtit Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn do të jetë në Tiranë si pjesë e tryezës së nivelit të lartë Shqipëri-BE. Ndërkaq Gjosha bëri apel që Komisioni i Integrimit të mblidhet sa më shpejt për të diskutuar mbi Këshillin Kombëtar të Integrimit .