Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike Shkodër ka filluar zbatimin e një projekti “Rritja e Kapaciteteve dhe Informimi i Institucioneve lokale në drejtësinë për të mitur”. Ky projekt është prezantuar në ambjentet e hotel “Colosseo”, ku të pranishëm ishin psikologë, përfaqësues të pushtetit vendor, organizatave të ndryshme , avokatë dhe përfaqësues të gjykatës së Apelit në Shkodër.

Me anë të këtij projekti synohet që të rriten kapacitetet profesionale të aktorëve të përfshirë në drejtësinë për të mitur. Me pak fjalë një i mitur ka nevojë që të rehabilitohet kur kryen një vepër penale dhe jot ë qohet në burg.

Avokati Anton Kosteri u shpreh se cdo oficer I policisë gjyqësore, prokuror, gjyqatar apo edhe avokat duhet të mire trajnohet për të ditur se si duhet të trajtojë një të mitur i cili ka kryer një vepër penale.

Ndërsa Greta Laloshi kancelarja e Gjykatës së Apelit Shkodër tha se ky ligj ka për qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin për të miturit dhe jo dënimin tek ata.

Qëllimi i këtij projekti është që të ofrohet rritja e kapaciteteve me anë të trajnimeve për oficerët e policisë, psikologë shkollash, dhe ata që janë pjesë e sistemit të drejtësisë për të mitur

Artikulli paraprakDËMET NË LEZHË, BASHKIA MIRATON QIRANË PËR 160 FAMILJE
Artikulli tjetërMJEDË, ZONA KTHEHET NË SHESH INERTESH