33 vjeçari që u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe nuk një shtetas sirian siç njoftoi policia fillimisht mbrëmjen e 17 korrikut. Po sipas policisë 33 vjeçari me inicialet A.N është nga fshati Bratosh në Malësinë e Madhe. Policia pas identifikimit të viktimës bën me dije se 33 vjeçari nuk është një sirian por shqiptar nga Bratoshi i Malësisë s Madhe. Sipas burimeve viktima nga shenja dhune në trup por ende nuk është përcaktuar shkaku i humbjes së jetës të tij dhe po punohet për të zbardhur arsyet e vdekjes së këtij 33 vjeçari.

Ndërkohë policia vendore e Shkodrës ka proceduar penalisht shtetasin me inicialet Rr.Sh 29 vjeç pasi duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një shtetas i mitur, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar. Po nga këta specialistë janë referuar materialet në Prokurori dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sepse në orët e para të mëngjesit të 22 korrikut, në lagjen “Kongresi Përmetit”, Shkodër,

një shtetas i paidentifikuar ka dëmtuar xhamin e derës së pasme të automjetit në pronësi të shtetasit me inicialet B. G. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet N. F., 40 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe Xh. Th., 48 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Po ashtu policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A. Th., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ky kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, në subjektin në pronësi të tij. Edhe efektivët në Malësinë e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin me inicialet L. D., 49 vjeç, banues në fshatin Bogiç, Malësi e Madhe, pasi gjithashtu ka kryer lidhje të paligjshme elektrike në banesën e tij.

Artikulli paraprakBALLA TAKIM ME STRUKTURAT E POLICISË: FORCAT E RENDIT DUHET TË QËNDROJNË VETËM NË KRAHUN E QYTETARËVE
Artikulli tjetërABUZIMET ME ENERGJINË ELEKTRIKE