Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin R. M., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. Gj., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi në bulevardin “Bujar Bishanaku”, motomjeti që drejtonte është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja R. E., 49 vjeçe, dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. Sh., 76 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë është dëmtuar 26-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën;

-M. D., 67 vjeç, banues në fshatin Aliaj, pasi në segmentin rrugor “Koplik-Hani i Hotit”, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrëzuar dhe është dëmtuar lehtë.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ SHKAKTON DËME NË UNAZËN PERËNDIMORE
Artikulli tjetërMINISTRI MALAJ TAKOHET ME AMBASADOREN E ZVICRËS, NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM NË MBËSHTETJE TË SISTEMIT TË FINANCAVE VENDORE