Pavarësisht emërimit të drejtorit të ri të Hipotekës në Shkodër, sërish ka probleme në mbarëvajtjen e punës në këtë institucion. Emërimi I drejtorit të ri, Deart Qori nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në këtë institucion. Asnjë procedurë nuk po realizohet duke bërë që qindra qytetarë të mbesin peng I keqmenaxhimit të punës në këtë hipotekën e Shkodrës. Shumë prej tyre kanë aplikuar online për kartelat e pronësisë apo të tjerë që kërkojnë kontratat e shit – blerjes së pronave. Me një problematikë të tillë përballen edhe dhjetëra biznese në Shkodër, dokumentacionet e të cilëve mbesin të bllokuar për një kohë të gjatë, pasi hipoteka ka kohë që nuk po funksionon ndërsa duket se me këtë ritëm puna do të vazhdojë edhe pas emërimit të drejtorit të ri.

Ky institucionet ka pësuar ndërrime të shpeshta drejtorësh dhe shpresojmë që ky të mos jetë eksperimenti i radhës në hipotekën e Shkodrës. Pavarësisht ardhjes së drejtorit të ri aplikimet për legalizime vijojnë që të jenë të bllokuara. Edhe nëse një aplikim për legalizim realizohet në hipotekën e Shkodrës, nuk futet në procedurë nga drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Kadastrës duke lënë sërish të bllokuar qytetarë të shumtë dhe bizneset. Po ashtu hipoteka e Shkodrës nuk zbaton ligjet në fuqi si dhe vendimet e gjykata për pronat. Star Plus do të bëjë publike se si vendimet e Gjykatës së Lartë nuk zbatohen nga Agjencia e Kadastrës në Shkodër duke sjellë kështu një dëm të madh për të gjithë ata pronarë që gëzojnë të drejtën e pronësisë dhe duan të zhvillojnë pronat e tyre. Po ashtu nuk dalin në afate certifikatat e pronësisë si dhe shumë procedura të tjera janë të bllokuara.

Kjo periudhë ka fluks të shtuar të punës në këtë institucion pasi ka shumë emigrantë të cilët kthehen dhe duan të përfundojnë procedurat ligjore lidhur me pronat e tyre. Por pavarësisht përpjekjeve të tyre, këto çështje nuk kanë marrë zgjidhje për shkak të problemeve në hipotekë. Kohët e fundit, në redaksinë e Star Plus Tv kanë mbërritur shumë ankesa lidhur me hipotekën, ku qytetarët ankohen për ngrëçin e krijuar prej kohësh ndërsa presin zgjidhje sa më parë. Star Plus i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë pranë televizionit tonë çdo rast problematik që lidhet me hipotekën e Shkodrës.

Artikulli paraprakASGJËSOHEN 203 BIMË KANABIS NË VAUN E DEJËS, ARRESTOHET KRYEPLAKU I FSHATIT, PROCEDOHET NJË TJETËR
Artikulli tjetërMINISTRJA E SHENDETËSISË NË SHËNGJIN